Nxënësit e shkollës 9-vjeçare në fshatin Gracalli prej disa kohësh kanë mbetur pa fushë për të zhvilluar aktivitetet sportive.
Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, e gjitha lidhet me privatizimin e fushës ku nxënësit luanin. Një qytetar ka denoncuar me pamje atë që po ndodh, duke e cilësuar si masakër.
“Përshëndetje JOQ si kaluat? Ju jeni i vetmi portal i besueshëm. Ju lutem shumë kam një denoncim për të bërë. Në shkollën Thanas Ikonomi fshati Gracalli po ndodh aktualisht një masakër,” shkruan ai fillimisht.
Më tej denoncuesi shton se pemët e fushës, të cilat janë 25-vjeçare janë duke u prerë dhe nxënësit nuk lejohen që të futen në ambientet ku dikur luanin të qetë të gjithë së bashku.
“Në fushën e shkollës janë duke u prerë pemët 25 vjeçare, pasi fushën e kanë përvetësuar. Nxënësit e shkollës nuk lejohen më për lojëra dhe aktivitete sportive,” shton ai.
Ai shton se fusha është zaptuar nga ish-kryebashkiaku dhe ish-deputeti Koço Kokëdhima, i cili po bën një investim që do ta përdorë për përfitime personale, teksa le fëmijët pa fushë, njëjtë si te filmi “Tomka dhe Shokët e Tij” ku fushën e marrin gjermanët. Me një ndryshim, tashmë fushën e merr Koçoja!
“Fushën e ka marrë Koço Kokdhima nga një person që gjoja e ka pasur tokën e vet. Ky e mori për nevojat e tij persomale, pasi do e përdorë për të ngritur një si formë kalçeto. Është e rrethua me roje dhe nuk të lejojnë të futesh brenda. Dhe këto që po ua nis i kam bërë fshehurasi.”
Në pamje mund të shihen dhe pemët që po pritet, ndërsa në zonë nuk ka asnjë tabelë që njofton punimet.
“Ata po presin ekolipsat 25-vjeçar. Nuk ka asnjë tabelë sepse punimet janë të paligjshme,” përfundon ai.
Të shqetësuar për këtë situatë banorët kërkojnë reagim dhe duan që kjo masakër të ndalojë.
<iframe width=”1236″ height=”695″ src=”https://www.youtube.com/embed/YGzEEhoPxck” title=”Qytetari: Koço Kokëdhima i mori fushën fëmijëve, po ndërton kalçeto” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>