Një qytetar është lidhur me zinxhir përpara bashkisë së Lezhës, për të protestuar. Sipas informacioneve, Huanito Martini ka lidhur veten në shtyllën e dritave pranë bashkisë. Ai ka treguar për mediat se në fshatin Balldren i kanë zaptuar dhjetëra hektarë tokë. Sipas tij, nuk i është dhënë drejtësi në vendin tonë për problemin e tij.