Një qytetar nga Gjirokastra ka denoncuar për JOQ një problematikë që, sipas tij, po dëmton turizmin dhe aktivitetin e bujtinës së tij në zemër të qytetit. Ai shprehet se zhurmat e larta gjatë orëve të natës po shqetësojnë turistët, të cilët, sipas tij, po lënë vlerësime negative dhe në disa raste po zgjedhin të largohen.