Qytetari nga Kosova shkon në takimin e Berishës, kërkon ndihmë: Serbia na ka sjellë ushtrinë!

Qytetari nga Kosova shkon në takimin e…

Gjatë ditës së djeshme, Berisha u takua me simpatizantë në Fier, teksa mbajti një foltore të dytë pas asaj në Tiranë. Në takimin e zhvilluar në qytetin e Fierit, prezenca e mbështetësve ishte tejet e lartë, teksa u vërjet edhe prania e një qytetari nga Kosova. Në fjalën e tij, kosovari kërkoi nga Berisha mbështetje, pasi Serbia ka dërguar ushtri deri në kufi. Ndër të tjera, qytetari Kosovar u shpreh se ka besim vetëm tek Berisha, pasi sipas tij Basha është mashtrues,  teksa për Ramën tha se e kanë shpallur “non grata”.

Qytetari:

Kam ardhur nga Kosova, të gjithë Kosovën e ke mbrapa. Kërkojmë mbështetjen tënde se nga Luli nuk presim asgjë se është mashtrues, Edi Ramën e kemi shpallur “non grata”. Presim mbështetjen tuaj se jemi në rrezik. Serbi ka sjellë ushtrinë deri në kufi.

Sali Berisha:

Parimi ynë në çdo kohë ishte një komb një qëndrim dhe ai parim funksionoi. Do të tregoj vetëm një moment. Në vitin 2005 i fituam zgjedhjet. Takimin e parë në Bruksel, duke ditur qëndrimet e mia, nuk e fsheha, e thashë në takim, zotërinj pavarësia e Kosovës është rruga e fundit për t’i dhënë fund gjendjes së kombit shqiptar në rajon. Thashë të shpallet e pavarur dhe ne stabilizohemi, kjo është opsioni. Interesi kombëtar është vetëm një dhe atë që ka bërë Rama duke rrethuar Kosovën me armiqësi është akti më armiqësor ndaj kombit shqiptar. Pse e bën këtë? Si mund ta bësh ti atë. A e dini ju që Vuçiç nuk e njeh gjenocidin? Tha masakrën e Rejçakut e ka bërë perëndimor dhe Rama nuk tha një fjalë. Ne do të mbrojmë interesin kombëtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit