Qytetari nuk i kursen fjalët për Gjiknurin: Është përçarës i popullit shqiptar!

Qytetari nuk i kursen fjalët për Gjiknurin:…

Pavarësisht se stafi organizativ i kryeministrit Edi Rama kujdeset shumë mirë që çdo takim të jetë perfekt, ka edhe nga ata qytetarë që ngrenë zërin dhe u dalin nga pritshmëritë. 

Kështu është rasti edhe i këtij qytetari, i cili thotë se drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri është përçarës i popullit shqiptar. E nëse ju do thoni çne kjo deklaratë e një qytetari ju themi se ai është inatosur nga një deklaratë e Gjiknurit.

Burri pretendon se Gjiknuri ka lënë të nënkuptohet se nëse PS fiton në Elbasan ky qytet do ketë mbështetje nga qeveria, në të kundërt qeveria nuk do ta japë mbështetjen e saj.

Mirëpo qytetari i kujton edhe një herë se fëmijët jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë Shqipërinë, duan të hanë, të vishen, të shkollohen dhe nuk e dinë se çfarë prirje politike kanë prindërit e tyre. 

Sfidoj Damian Gjiknurin, si njeri jo mashtrues, por ai përçarës i këtij populli dhe kërkon të ndajë shqipëtarët në komunistë dhe ballistë. Po fitoi PS do ta ketë mbështetjen e qeverisë, po nuk fitoi PS nuk do ta ketë mbështetjen e qeverisë. Po mirë mo zotëri tani, ai fëmija 5 vjeç do të dijë ai PS apo PD. Ai do ta hajë, të vishet, të shkollohet. Di ai fëmijë se është i ati i PS-së apo i PD-së. Ai do të jetojë. 

Ti kryeministër je kryeministër i gjithë shqiptarëve apo vetëm i PS-së? I kujt je ti? 

Unë majtas kam qenë gjjthmonë, por nuk kam votuar asnjëherë partinë. Kam votuar gjithmonë njeriun”, tha qytetari. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit