Qytetari proteston i vetëm: Klement Balilit i kanë dhënë 100 hektarë tokë, ne na sorollatin për 32 vite

Qytetari proteston i vetëm: Klement Balilit i…

Janë me mijëra pronarë tokash në Shqipëri që edhe pas 32 vitesh nuk e gëzojnë ende pronën e trashëguar. Qeveria nuk ka gjetur një zgjidhje për t’u njohur pronarve të vërtet tokat e tyre. Mirëpo kur bëhet fjalë për investitorët strategjik dhe biznesmenë të ndryshëm, e njëjta qeveri ka ofruar tokë bregdetare për 99 vite shfrytëzim.

Nisur nga kjo situatë, një qytetar ka vendosur të protestojë i vetëm para Ministrisë së Drejtësisë me disa pankarta. Ai pretendon se nuk po i kthehen pronat e babait të tij teksa hedh akuza për qeverinë. Qytetari thotë se Klement Balilit, i njohur si Escobari i Ballkanit, i kanë dhuruar 100 hektarë tokë, ndërkohë që ai është në burg për trafik droge.


“Në Delvinë, Klement Balili që sot është në burg i dënuar për trafik dorge, i ka dhënë 100 hektarë tokë me firmën e Edi Ramës dhe Edmond Panaritit. Ai rri në burg si sheik se ato toka i ka dhënë me qira, sepse ja kanë dhënë për 99 vjet ata. Me ato 100 hektarë tokë mund të kompensoheshin të paktën 10 pronarë të ligjshëm.” u shpreh ndër të tjera qytetari.

Më tej ai ka kërkuar mbështetjen e të gjithë pronarëve që nuk e gëzojnë dot sot tokën e trashëguar. Protesta për qytetarin ëshë e vetmja mënyrë për të kërkuar të drejtën.

Janë 7 mijë pronarë me dosje të patrajtuara, të vijnë këtu çdo ditë të protestojnë. Pronat tona këta i duan të bëjnë qoka, t’ja u japin miqve, të dashurve të tyre, siç kanë bërë me pasurinë shtetërore. Një njeri që ka përfituar prona pas vitit ’44 nuk ja pranojnë dokumentet, duhet të paraqitësh dokumente që janë vetëm para ’44-ës. Ky është ligji i kthimit të pronave. Por këta çfarë kanë bërë, jo vetëm që kanë pranuar dhe që ju japin prona këtyre që e kanë përfituar pas 46-tës, por këta edhe tani po kompensojnë me lekë që ju është zënë prona me ligjin 7501 nga të paligjshme, kurse neve as na i varin fare, as duan ta dinë, a jemi gjallë, a kemi patur prona? Të ligjshëm këta quajnë vetëm ata që zapotojnë prona“-tha qytetari.

Ligji nr.7501 krijoi shumë problematika. Madje është pranuar nga vetë politikanët se ky ligj është hartuar gabim. Shumë toka kanë më shumë se një pronarë, shumë të tjera nuk janë të regjistruara dhe me të tjera toka ka zhvendosje kadastrale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit