Tmerr në Tiranë! Një pjatë bizele me fileto pule në spitalin privat, sa një restorant me 5 yje

Tmerr në Tiranë! Një pjatë bizele me…

Në Tiranë luksi dhe paradokset janë aq të mëdha, sa edhe kur shtrohesh në një spital privat, të trajtojnë jo si pascient, por si klient hoteli me 5 yje.

E themi këtë nisur nga denoncimet e çuditshme që pacientë të ndryshëm kanë bërë në mediat më të njohura të vendit, mbi çmimet skandaloze, madje deri tek supa e spitalit.

Spitalet private të Tiranës jo vetëm që ofrojnë shërbime në çmime stratosferike, ku vetëm një serum varion nga 50 mijë lekë e lart.

Por edhe ambientet e tjera të tyre, që supozohen të krijojnë lehtësira për të afërmit e pacientëve, operojnë pa kupon duke i zhvatur dyfish, raporton “JOQ-Albania”.

Një shqetësim nga një i afërm i një pacienti të shtruar në një spital privat të Tiranës, ka denoncuar publikisht me identitet ofrimin e ushqimit pa kupon, me vlerë të mbifaturuar.

Ai ka dërguar një foto të ushqimit që ka marrë dhe shprehet se një pjatë bizele dhe dy fileto me karota dhe brokoli, së bashku me dy simite 10 lekëshe, i kanë kushtuar në total 10 mijë lekë të vjetra.

Normalisht çmimet e një pjate me bizele variojnë nga 120 lekë dhe ajo e një filetojë rreth 200 lekë.

I skandalizuar nga abuzimi i mensës, ai ka shkruar se do donte t’ia kthente dhe se kupon nuk bëhej fjalë t’i jepte.

Qytetari shkruan:

“Ju lutem, 1 pjatë bizele, 1 racion fileto dhe 2 copë karrote 10 mije leke??

Te mensa e spitalit. Nuk di ku ka më shtrenjtë, jetojmë në Amerikë më duket…

Kupon nuk më dha, thashë t’ia ktheja po më erdhi zor se kishte njerëz…”

/Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit