
Një qytetar nga Rrësheni i është drejtuar redaksisë së TVA me një apel për ndihmë. Reshjet e shiut që kanë nisur gjatë natës, kanë shkaktuar problee në këtë qytet, duke bërë që shtëpitë të përmbyten.
Qytetari, teksa tregon gjendjen në të cilën ndodhet, thotë se kanë shkuar përfaqësues të baashkisë për ta parë nga afër, por nuk i kanë ofruar ndihmë në mungesë të fondeve.
Ai i bën thirrje qeverisë që të shoh nga afër gjendjen në të cilën ndodhet.
“Gjithë natën ka rënë shi dhe kam përmbytje në shtëpi. Më ka hyrë uji Brenda në shtëpi. Erdhi kryetari I bashkisë, po nuk ka fonde për të na ndihmuar. Deri tani, duke pastruar ujin e baltën.
I bëj thirrje shtetit, qeverisë të na ndihmojnë. Të vijnë këtu dhe të shohin gjendjen që kam”, thotë qytetatri.