Qytetarit i zerohet krediti/ Vodafone e lë prej javësh pa përgjigje

Qytetarit i zerohet krediti/ Vodafone e lë…

Vazhdojnë denoncimet nga qytetarët për kompaninë Vodafone Albania.

Siç e ka pasqyruar dhe për shumë ditë “GazetaAtdheu” rastet e abuzimit të kësaj kompanie me klientët e saj, një tjetër është publikuar nga JOQ Albania.

Denoncimi i radhës vjen nga një qytetar, i cili shprehet se në celularin e tij i mungonte krediti ndërsa nuk kishte kryer asnjë telefonatë.

Pasi kontaktoi shërbimin e klientit Vodafone më 22 korrik u njoftua se do informohej për problemin e tij më 27 korrik por qytetari shprehet se edhe sot që jemi 5 gusht nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Mesazhi i qytetarit:

Ja dhe vjedhje e Vodafonit deri me sot 5 gusht asnje pergjigje nga kompania jone e dashur.

https://streamable.com/w73i7w

/Burimi: JOQ Albania/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit