Qytetarja denoncon agjenten imobiliare: Më kërkoi pagesën pa më dhënë kontratë

Qytetarja denoncon agjenten imobiliare: Më kërkoi pagesën…

Një praktikë gjithnjë e më shqetësuese po përhapet mes agjencive të pronave me qira në Tiranë, ku qytetarët po detyrohen të paguajnë para ose të lënë kapar pa u njohur paraprakisht me kushtet e pronës dhe pa u ofruar ndonjë kontratë e qartë ligjore. Një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Një qytetare denoncon se agjentja imobiliare i ka kërkuar pagesën në momentin e parë të vizitës, nën presionin e humbjes së mundësisë për ta marrë pronën, ndërsa asnjë dokument nuk i është vënë në dispozicion për të sqaruar përgjegjësitë dhe të drejtat.

Denoncimi:

Si jeni? Dua te bej nje raportim anonim per keto agjensite e pronave me qira, qe kerkojne pagesen pa bere nje kontrate edhe ne fund as nuk dine ta shpjegojne tamam. Nuk eshte hera e pare qe qendroj ne shtepi me qira ne Tirane dhe e di qe si fillim kam te gjithe te drejten per te pare ambientin per te cilin do te paguaj pastaj une vendos nese do e marr apo jo. Kushti ishte qe nese un shkoja atje do lija ne ate moment pagesen ose kaparin sic thote edhe zonja pa me paraqitur ndonje kontrate me kushtet e shtepise.

Tthirrja e vetme është që institucionet përkatëse të kontrollojnë veprimtarinë e këtyre agjencive dhe të mbrojnë të drejtat e qiramarrësve.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit