
Një qytetare nga Durrësi ka ndërmarrë një nismë të bukur humanitare, duke shprehur dëshirën për të dhuruar një karrige me rrota dhe një uturak për një person që ka realisht nevojë për to.
Në mesazhin e saj, ajo shkruan: “Përshëndetje, kam dëshirë të dhuroj këto për dikë që ka nevojë. Ndodhem në Durrës, në lagjen 18!”
Të interesuarit mund të na kontaktojnë përmes kanaleve tona të komunikimit. Pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm dhe verifikimit të kërkesave, ne do të përzgjedhim përfituesin për të siguruar që pajisjet të shkojnë në duart e dikujt që vërtetë i nevojiten.