Një qytetare ka denoncuar gazetaren Odeta Dume për publikimin e historisë së saj personale pa marrë leje paraprake. Ajo tregon se para disa muajsh i kishte kërkuar ndihmë gazetares për të zbuluar kush i kishte dërguar vajzës së saj fotomontazhe me përmbajtje intime, duke besuar se personi ndodhej në Shqipëri.
Gjatë bisedës paraprake për të shpjeguar situatën, gazetaria regjistroi intervistën pa e njoftuar qytetaren. Më pas, materiali u publikua në kanalin e YouTube të Dumës dhe u ripublikua me tituj sensacionalë, duke ekspozuar historinë personale dhe privatësinë e familjes.
<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/kQ1v-k3InVs” title=”Qytetarja: Gazetarja Odeta Dume më intervistoi dhe publikoi historinë pa leje” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>
Qytetarja shprehet e shqetësuar për mënyrën sesi është përdorur informacioni i saj dhe apelon për respektimin e privatësisë dhe etikës gazetareske. Rasti ka ngritur shqetësime për mënyrën e trajtimit të denoncimeve personale nga media.