
Qeveria nuk do t’ja dijë për hallet e shqiptarët, kjo është pak por e sigurtë. Mirëpo në këtë linjë është edhe e ashtuquajtura opozitë, e cila është ndarë copash, kush e kush të përfitojë ndonjë llokmë nga pushtetit. I tillë është edhe Sali Berisha, i cili hallet e qytetarëve as i llogaritë pa zgjidhur hallet e veta. I friksuar nga SPAK për veten dhe familjen, Berisha po krijon rrëmujë në zyrat e Kuvendit dhe Parlamentit të Shqipërisë.
Teksa fliste për gazetarët propagandën e rradhës, të stisur bashkë me Ramën, Metën dhe të gjithë aktorët e politikës, Berishës i ngeci fjala në grykë nga një pyetje e vetme e një qytetareje. Gruaja kalimtare i kujtoi Berishës se ai është bashkëqeverisës me Ramën pasi së bashku kanë miratuar ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008. Ndonëse Berisha akuzon kryeministrin për keqqeverisje, për vjedhje votash apo për korrupsion, janë pikërisht dakordësitë që kanë miratuar në Parlament.
Pjesë nga diskutimi Berisha-qytetare
Qytetarja: Juve thatë që diktarura ka filluar, në 2008-ën apo tani siç thoni ju?
Berisha: Po nuk je gazetare zonjë të pres në zyrë.
Qytetarja: Zoti Berisha unë nuk di kush na përfaqëson neve që të flasim, kemi halle. Në TV jeni vetëm ju dhe Rama.
Berisha: Po hajdeni edhe ju dilni në televizor, nuk kam kundërshtim.
Qytetarja: Këtu ka shkelje ligjore që nga presidenti, kryeministri. Unë nuk di kë të takoj.
Berisha: Po çfarë të them unë ty? Shkruaj një letër.
Qytetarja: I shkruaj presidentit nuk kthen përgjigje.
Berisha: Unë nuk jam presidenti, por jam i gatshëm të shqyrtoj problemin tënd brenda mundësive që kam.
Qytetarja: Ju keni qenë deputet. Ju keni firmosur marrëveshjen me Ramën në 2008 që i keni marrë të drejtën gjithë shqiptarëve. Vetëm ju i zgjidhni deputetët.
Berisha: Unë thashë se kishin ndonjë hall personal familjar, shko futu në ndonjë parti dhe zgjidhi. Mendova se kishit ndonjë hall personal.