Qytetarja: Në Elbasan qentë helmohen me sallam

Qytetarja: Në Elbasan qentë helmohen me sallam

Fenomeni çnjerëzor i helmimit të qenve së fundmi është shfaqur në qytetin e Elbasanit!

Një qytetare ka denoncuar në rrjetet sociale këtë ndodhi aspak të këndshme, ku shkruan se një qenushe e sterilizuar është helmuar dhe ka dhënë shpirt. Ajo thotë se në zonën e Qamil Guranjakut një djalë ka gjetur sallam të helmuar dhe e ka larguar nga rruga, duke i shpëtuar jetën një tjetër kafshe që ishte afruar për ta ngrënë.

Urgjente Urgjente! Eshte hedh helme kudo neper lagjet ne elbasan Para 30 minuta sapo dha shpirt nje qenushe e gjore e sterelizuar Ne zonen e Qamil Guranjaku nje djale ka gjet sallamin e helmuar duke shpetuar nje qen qe sapo u afru për ta ngrene Kjo nuk ka asnje dyshim qe eshte dore e paguar Zoti jua marte hakun aty ku ju djeg me shume kriminela dhe ne kte muaj te shejte te ramazanit nuk rrini pa mare jete Do ta paguani shush shtrejt nje dit zoti vonon por nuk harron ”, shkruan denoncuesja në postimin e saj.

Helmimi i kafshëve është një fenomen i zakonshëm nëpër qytetet e vendit, ku bashkitë dhe institucionet shohin si zgjidhje të largimit të qenve nga rruga helmimin e tyre. Në fakt zgjidhja më e mirë do të ishte rehabilitimi i tyre në qendra për përkujdesjen dhe vaksinimin e kafshëve, por kur abuzimi me fondet publike është mjaft prezent, kafshët e gjora do të vuajnë pasojat e jetës!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit