Qytetarja nga Elbasani pranon se e ka shitur gjithmonë votën, tregon sa e ka çmimin

Qytetarja nga Elbasani pranon se e ka…

Miranda, një qytetare nga Elbasani pranon publikisht se e ka shitur votën e saj. Gjatë një bisede në emision ajo tha se nëse do i ofrohej një pagesë kundrejt votës së saj, një shumë për shembull, 50 Euro, do ta shiste.

Ajo tha se e ka shitur votën që prej moshës 18 vjeçe e deri tani që është 54. Edhe pse ky është një fenomen i dëgjuar është nga të paktat raste qē pranon se ka shitur votën.

“Po ka vajtur edhe 100, edhe 500 Euro ka vajtur. Jo një herë e kam shitur, po që në moshën 18 vjeç deri në këtë moshë 54 vjeçe që jam, unë votën time vetëm e kam shitur.

Po e kam bërë se unë nuk do degjeneroj që të konsiderohem me të meta mendore për politikën dhe deri në momentin që njeriu është madhor dhe ka mundësi të mendojë, unë kështu e kam menduar, që në moshën që kam qenë madhore, 18 vjeç.”, tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit