Qytetarja ngre akùzat kundër infektivit: Kushtet skàndaloze, mami vùan për ujë

Qytetarja ngre akùzat kundër infektivit: Kushtet skàndaloze,…

Inféktivi po përballet çdo ditë me pacíentë që shtrohen nga inféktimi me Covid-19. Pavarësisht shërbimit që atyre u bëhet, familjarët e pacíentëve ankohen për mungesë informacioni. Sipas tyre, informatat mbi gjendjen shëndetësore të të afërmve, janë pak ose aspak. 

Rasti konkret që ka pranuar të déshmojë edhe para kamerave mediatike, flet mbi një grua e cila tregon për nënën e saj të sémurë nga Covidi, e cila është shtruar tek inféktivi vetëm me një tub oksigjeni dhe në gjendje shumë më të mirë nga se është tani që vijon të jetë e shtruar nën shërbimin spítalor. 

Zonja shprehet për nënën e saj se nuk i japin shpresa për jetë. “Kam mamin këtu, nuk kam marrë informacione. Kushtet brenda janë skàndaloze. Mami sa ishte me gojë e fliste, më thoshte nuk më japin ujë, më thahet goja, mbushin nga rubineti. Nuk më ndërrojnë. Doktoresha më ka thënë që është para intubimit, nuk bëhet më. Nuk e kam takuar doktoreshën. Iu kam kërkuar t’i japin vetëm pak ujë. Dje ia hoqën pak i dhanë ujë, piu pak e lagu buzën. Sa i vënë aparaturat nuk duan t’ia dinë më. Koordinatorët janë të pa trajnuar, sillen shumë kéq. Nuk japim dot informacion thonë. Të paktën t’i japin bebelinat. Kam 8 ditë këtu. 6 ditë kam fjetur në makinë dhe 2 ditë në hotel. Kur erdhi ishte në gjendje të mirë, fliste, me një burim oksigjeni ka qenë. Tre ditë ishte ashtu. Më thoshte pse ankohesh jashtë se më bërtasin brenda. Çfarë të them. Jam pishman që e solla këtu. I thashë doktoreshës ma jep ta çoj në shtëpi, ta shtréngoj në krahët e mi, të japë frymën e fundit. Ne nuk jemi kafshë, jemi njerëz, na dhémb shpirti, na dhémb xhani. Të na thonë një fjalë, të ketë një zyrë informacioni, të marrim informacion, si është gjendja”, tha gruaja e re.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit