Një rast vjedhjeje është raportuar mëngjesin e sotëm në një dyqan në zonën e Kamzës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, kur një grua e paraqitur si kliente ka marrë portofolin e shitëses, të lënë në shkallët e dyqanit.
Shitësja ka dërguar në redaksinë tonë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, ku duket momenti i ngjarjes. Në video shfaqet një grua e veshur me fustan të bardhë me pika të zeza, e cila, pasi hyn në ambientet e dyqanit dhe shikon disa produkte, vëren portofolin e vendosur në shkallë. Ajo ulet me kujdes, e merr portofolin dhe largohet menjëherë, duke mos treguar më interes për blerje.
Sipas shitëses, në portofol ndodheshin para dhe karta bankare. Ajo i bën thirrje publike zonjës që ta kthejë sa më parë portofolin, përndryshe do të detyrohet të bëjë kallëzim pranë policisë.
Qytetarja shkruan: Pershendjetje si jeni? Une jam nje shitese ne nje dyqan ne Kamez dhe ka vjedhur nje portofol. E kam me foto dhe video. Ju lutem nese mundeni ta beni si postim sepse ne te kam pasur para edhe kart banke, portofoli eshte ne shkalle. Ngjarja ka ndodhur ne mëngjes ne orën 8. Ju lutem hedheni sa me shpejt qe te me ktheje ose do ta denoncoj ne polici.
Rastet e vjedhjes në ambiente publike janë një fenomen në rritje, teksa qytetarët ndihen gjithmonë e më të pasigurt për sendet e tyre personale.

Një rast vjedhjeje është raportuar mëngjesin e sotëm në një dyqan në zonën e Kamzës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00, kur një grua e paraqitur si kliente ka marrë portofolin e shitëses, të lënë në shkallët e dyqanit.

Shitësja ka dërguar në redaksinë tonë pamjet filmike nga… pic.twitter.com/AbX5UQlXVx
— JOQ Albania (@JoqAlbania) June 30, 2025