“Qytetërimi në rrezik”/ Sociologu paralajmëron katastrofë!

“Qytetërimi në rrezik”/ Sociologu paralajmëron katastrofë!

“Do të ishte një katastrofë”. Kështu shprehet sociologu Italian, Luca Ricolfi, duke iu referuar një valë të mundshme të dytë të COVID-19.

“Nëse një valë e dytë do të na godiste, ajo do të shoqërohej nga një recession dramatik, më i keq se ai i vitit 1929, do të ishte një katastrofë, fundi i një civilizimi të tërë”, shprehet ai.

Duket se profecia e Ricolfit nuk është gri por e zezë…

Për socialogun Italian, “Armiku i padukshëm Covid nuk është mundur ende, përkundrazi. Javët e fundit, gjithashtu edhe për shkak të lirimit të masave të kontrollit, koronavirusi është rikthyer në frikë. Trendi i infeksioneve të reja po rritet dhe tani makthi është që të biem përsëri në vorbull”.

I intervistuar nga ‘Huffington Post’, Ricolfi tha se “Ne jemi në momentin më të errët të natës Covid”.

“Unë – tha ai – jam shumë më pak i sigurt për nesër, por pyetja që po i bëj vetes është: përveç rifillimit të ekonomisë, nuk duhet të shqetësohemi për tjetër gjë? Kjo do të ishte një katastrofë”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit