Qyteti i lashtë nëntokësor i shkretëtirës turke që më parë strehonte 20,000 banorë

Qyteti i lashtë nëntokësor i shkretëtirës turke…

Në vitet 1960-të, një burrë në Turqi që po bënte disa punime në shtëpinë e tij, bëri një prej zbulimeve më të mrekullueshme akreologjike të historisë.

Kur ai rrëzoi një mur në bodrumin e tij, gjeti pak më shumë hapësirë nga sa kishte kërkuar. Ai zbuloi galerinë e hyrjes në qytetin nëntokësor 18-katësh, të njohur tashmë si Derinkuju.

Derinkuju, i zbuluar në provincën turke Cappadocia, rreth katër orë larg kryeqytetit Ankara, është gërrmuar ngadalë nga njeriu në gur vullkanik, dhe përbëhet nga koloni të shumta nëntokësore që lidhen me tunele. Vendi ngjason me folenë e një kolonie milingonash por për përmasa gjerëzore.

Disa pjesë të rrjetit arrijnë deri në 75 metra thellësi.

Shkëmbi në të cilin është gërmuar Derinkuju përbëhet nga shtresa të ndryshme hiri vullkanik, i njohur si ‘tuf’. Ky gur është poroz dhe i thyeshëm, çka shpjegon sesi njerëzit e lashtë mund të gërrmonin një qytet të tërë nën tokë, duke përdorur mjete të thjeshta si kazma apo lopata.

I gjithë rajoni i Cappadocia në Anatoli ka një histori të pasur vullkanike dhe është i vendosur në një rrafshnaltë rreth 1,000 metra mbi nivelin e detit.

Rajoni është i mbushur me formacione në formë konike që ngrihen në formë minaresh.

Sipas ekspertëve të ministrisë turke të kulturës, galeria e parë e Derinkuyu është gërrmuar në shekujt 8-7 p.e.s. nga popujt e lashtë indo-evropianë Frigianë.

Këta të fundit ishin nga arkitektët e parë të epokës së hekurit dhe njihen për ndërtimin e strukturave të mëdha komplekse. Teori të tjera sugjerojnë se qyteti nëntokësor është krijuar nga persët apo popujt Hitite.

Qyteti nëntokësor kishte të gjitha lehtësirat urbane të epokës, si për banorët e sipërfaqes, madje edhe më shumë.

Një shtëpi tipike e Derinkuyu kishte dhoma ndenieje, dhoma gjumi, tualete dhe shpesh një tempull të vogël. Kanale ventilimi dhe uji siguronin furnizimin me ujë dhe ajër të mjaftueshëm. Gjatë ditëve të të nxehtit ekstrem të Anatolisë, banorët e Derinkuyu jetonin me më shumë komfort sesa banorët e sipërfaqes në lidhje me temperaturat, por problem do të ketë qenë mungesa e dritës së dellit.

Uji vinte nga puse nëntokësore, nganjëherë deri në 55-metra të thellë, si në figurë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit