Qyteti ku pothuajse çdo familje ka binjakë

Qyteti ku pothuajse çdo familje ka binjakë

Qyteti nigerian, Igbo-Ora është shumë i njohur, pasi çdo familje në këtë qytet ka binjakë ose një numër të madh fëmijësh.

Sipas mediave vendase çdo vit organozohet një festival në nder të binjakëve. Këtë vit festivali përfshiu më shumë se 1,000 çifte binjake dhe tërhoqi pjesëmarrës dhe nga vende të tjera si Franca.

Shkencërisht nuk ka asnjë shpjegim për numrin e madh të binjakëve. Shumë banorë besojnë se kjo ka të bëjë me dietat e grave. Alake Olaëunmi, një nënë e binjakëve, ia atribuon atë një ushqimi lokal të quajtur amala.

Gjinekologu John Ofem thotë se “ka gjëra që hahen atje që kanë nivele të larta të disa hormoneve që çojnë në një fenomen të quajtur ovulim i shumëfishtë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit