Qyteti ndëshkon politikanët duke i hedhur në lumë të kyçur në kafaz

Qyteti ndëshkon politikanët duke i hedhur në…

Një qytet në Itali ka zgjedhur të ndëshkojë kryesisht politikanët, sepse ata zakoniaht abuzojnë me fuqinë që u është dhënë, duke i futur në një kafaz e më pas i hedhin në lumë. Kjo quhet ‘Tonca’ dhe është pjesë e festimeve vigjilene që qyteti i Trentos organizon çdo vit në gjysmën e dytë të qershorit.

Ngjarjet kanë për qëllim të nderojnë Shën Vigilio-n, shenjtorin mbrojtës të qytetit, dhe një nga ngjarjet kryesore është Gjykata e Pendimit ku figura të famshme nga Trento, të cilët kanë turpëruar veten gjatë gjithë vitit, vihen në gjyq.

Disa shpallen të pafajshëm dhe kursehen nga hedhja në lumë, por për ata që gjenden fajtorë dënimi i tyre do të kryhet në lumin Adige, që kalon në mes të qytetit të Trentos, ndërsa mijëra njerëz ndjekin shfaqjen.

Tonca tradicionalisht zhvillohet të dielën e fundit para 26 qershorit, datë kur festimet marrin fund. Vitin e kaluar u zhvillua më 19 qershor dhe gjithsej gjashtë persona u shpallën fajtorë, ndërsa pesë u shpallën të pafajshëm. Zhytja e njerëzve në lumë në një kafaz është një formë dënimi, pasi njerëzit e shpallur fajtorë duhet të nxirren përsëri nga uji ndërsa janë ende gjallë.

Kjo formë dënimi në Trento kohët e fundit u bë virale dhe ka nxitur një numër të madh njerëzish që thonë se vendet e tjera anembanë botës duhet ta miratojnë atë. Edhe nëse dota miratonim në Shqipëri lista e personave, kryesisht politikanë, që duhet të vuajnë këtë dënim nuk ka të mbaruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit