Qyteti në Sllovaki shpall gjendjen e jashtëzakonshme prej sulmeve të arinjëve

Qyteti në Sllovaki shpall gjendjen e jashtëzakonshme…

Një qytet në Sllovaki ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmeve të vazhdueshme nga arinjtë e egër që kanë zbritur në zonat e banuara.

Së fundmi kafsha e egër ka sulmuar një vajzë 10-vjeçare në qytetin e Liptovsky Mikulas. E vogla nuk është viktima e vetme e sulmeve të vazhdueshme, pas gjatë të dielës një grua 49-vjeçare mori një dëmtim në shpatull, teksa një burrë 72-vjeçar mori lëndime në kokë.

Dy të rritur të tjerë sipas mediave lokale kanë pësuar maviosje dhe gërvishtje në trup, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se një çift bashkëshortësh kanë shpëqtuar paq teksa kur panë kafshën e egër, shtynë të vogëlin e tyre që po rrinte në karrocë!

Për të kapur ariun në qytet kanë mbërritur gjuhetarët e kafshëve, ndërsa zyrtarët kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke i kërkuar banorëve të mos dalin nga shtëpitë në orët e hershme dhe të vona të ditës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit