Ra aksidentalisht nga kati i tretë i banesës, e moshuara vdes në vend

Ra aksidentalisht nga kati i tretë i…

Një e moshuar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm për shkak se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku jetonte. Konkretisht ngjarja e rëndë është regjistruar sot rreth orës 08:18, në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë. E ndjera e identifikuar me inicialet M. C., është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni, ndërsa jetonte e vetme në shtëpi.

Njoftimi zyrtar i policisë së Vlorës:

Më datë 20.10.2021,  rreth orës 08:18, në lagjen “28 Nëntori” dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte e vetme, shtetasja M. C., rreth 80 vjeç, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit