Ra në lumin Buna teksa peshkonte, gjendet pas dy muajsh trupi i 65-vjeçarit

Ra në lumin Buna teksa peshkonte, gjendet…

Mëngjesin e kësaj të marte (27/02/2024) polumbarët e policisë kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë të 65-vjeçarit H. S., nga Mitrovica, i cili kishte humbur në 17 dhjetor të vitit që lamë pas në ujërat e lumit Buna.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se trupi i pajetë është gjetur në vendin e quajtur Lisna Bori në fshatin Goricë të Ulqinit. I ndjeri ishte duke peshkuar në bregun e lumit Buna, dhe dyshohet se ka rrëshqitur duke e marrë rrjedha e ujit me vete.

Pas më shumë se dy muajsh kërkime, trupi i tij është mundur të gjendet.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 17.12.2023, për shtetasin kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë, i cili teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht rrëshqiti dhe ra në ujërat e lumit, ju informojmë se si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme, në vendin e quajtur “Lisna Bori”, në fshatin Goricë, Ulqin, është gjetur trupi i pajetë i këtij shtetasi”, njofton policia

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit