Ra nga kati i 9-të i ndërtesës, punëtori i ndërtimit në Tiranë ndërron jetë në vend

Ra nga kati i 9-të i ndërtesës,…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Tiranë. Mësohet se një person ka humbur jetën tragjikisht pasi ra nga kati i 9-të i një pallati, ku punonte. Tragjedia është shënuar tek “Universe City” në kryeqytet rreth orës 10:12 të mëngjesit të sotëm. 

“Tiranë/Informacion paraprak- Më datë 22.12.2023, rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi F. L., rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit