![Ra nga kati i dytë, ndërron jetë…](https://tvanews.com/wp-content/uploads/2024/01/ambulanc-650x365.jpg)
Një 50-vjeçare me inicialet K. M., ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e pallatit.
Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se shtetësia në fjalë aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës në rrugën “Allaman Dervishi”, dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Ajo ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur më shumë detaje lidhur me ngjarjen.