Ra nga kati i dytë, ndërron jetë gruaja në Tiranë

Ra nga kati i dytë, ndërron jetë…

Një 50-vjeçare me inicialet K. M., ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e pallatit.

Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se shtetësia në fjalë aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës në rrugën “Allaman Dervishi”, dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Ajo ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur më shumë detaje lidhur me ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit