Ra nga lartësia e monumentit në Itali, 28-vjeçari shqiptar vdes në vend!

Ra nga lartësia e monumentit në Itali,…

Në Brindisi është regjistruar një tragjedi, teksa ka humbur jetën një 28-vjeçar shqiptar. Mësohet se i riu ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga maja e një monumenti në këtë qytet. I riu me origjinë nga Shqipëria ra nga Monumento di Marinaio, një simbol për qytetin e Brindisi-t.

Konkretisht ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 11:30 të së dielës dhe u pikas nga shumë persona. Ngjarja e rëndë është parë edhe nga fëmijë. Pas rastit, ambulanca dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes.

Shkaku është ende mister, teksa nuk dihet nëse i ndjeri ka kryer vetëvrasje apo ka rënë aksidentalisht.

Buriminotizienazionali.it | Përktheu dhe Përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit