Ra nga ura, gjendet e pajetë e moshuara në lumin Mat

Ra nga ura, gjendet e pajetë e…

Është gjetur pa shenja jete gjatë kësaj të hëne një 86-vjeçare me banim në fshatin Shkopet.

E moshuara me inicialet D. Gj., u gjet rreth mesditë së sotme në ujërat e lumit Mat. Sipas informacioneve zyrtare, dyshohet se e moshuara të ketë rënë aksidentalisht në ujë, teksa ka dashur të kalojë urën për në fshatin Shkopet. Për pasojë ajo ka ndërruar jetë.

“Lezhë/Informacion paraprak. Mesditën e sotme, në ujërat e lumit Mat, është gjetur trupi i pajetë i shtetases D. Gj., 86 vjeçe, banuese në Shkopet, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit