Rabini izraelit: Tërmetet i shkakton komuniteti LGBTQ

Rabini izraelit: Tërmetet i shkakton komuniteti LGBTQ

Një ekip studiuesish izraelitë u mblodhën dhe gjetën prova se ishin ishin pikërisht homoseksualët, komuniteti LBBTQ+ që e shkaktoi. Për kryerabinin e Jeruzalemit, Shlomo Amar tërmetet janë rezultat i drejtpërdrejtë i rritjes së të drejtave LGBTQ+ në Izrael.

Duke dhënë një pasazh nga Talmudi për t’i dhënë zë pretendimit të tij, rabini Amar argumentoi se tërmetet që kanë goditur Izraelin si pasojë e tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri mund t’i atribuohen rritjes së martesave homoseksuale në Izrael.

Nuk jam unë që interpretoj, është gjuha e Gemara”, tha ai, duke cituar nga ndërsa shtoi: “Perëndia tha se po trondit popullin tënd për diçka që nuk është e jotja.”

Por kjo deklaratë nuk u prit mirë nga komuniteti, një pjesëtar i të cilit komentoi: “Ndoshta në të njëjtën kohë, ju mund të na fajësoni (komunitetin LGBTQ+) për koston e jetesës dhe inflacionin? Por kjo është diçka që mediat amerikane nuk e kanë provuar kurrë, për disa arsye.”

Kujtojmë se Rabini Amar ka bërë edhe më parë deklarata të çuditëshme homofobike për komunitetin LGBTQ. Në vitin 2016, Amar i përshkroi homoseksualët si “një kult i neveritshëm” dhe pohoi se ata duhet të marrin dënimin me vdekje sipas ligjit hebre. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit