''Racizmi duhet të marrë fund''/ George W Bush shumë i trishtuar për vdekjen e George Floyd

”Racizmi duhet të marrë fund”/ George W…

Në lidhje me vdekjen e afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis, ka reaguar edhe ish presidenti amerikan George W Bush.

“Unë dhe Laura jemi të pikëlluar nga vdekja brutale e George Floyd. Jemi të shqetësuar nga padrejtësia që mund të ketë në Amerikë.

Është koha që Amerika të shikoj të keqen që ka përbrenda. Mbetet një cështje e nxehtë fakti që në vendin tone, shumë burra të rinj afro amerikan trajtohen jo në mënyrë të barabartë me qytetarë të tjerë amerikanë”, tha ndër të tjera ish kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Floyd, një njeri me ngjyrë, vdiq ndërsa ishte në paraburgim në policinë e Minneapolis në 25 maj. Video e shpërndarë për opinionin publik amerikan dhe botëror tregon momentin, kur Floyd vdes gjatë arrestit, ndërsa u prangos nga një oficer me ngjyrë të bardhë.

Kjo ngjarje ka shkaktuar trazira të shumta në SHBA, duke sjellë gjithashtu edhe reagime të shumta. Presidenti në detyrë i Amerikës Donald Trump ka dënuar ngjarjen,  kurse tha se protestuesit nuk duhet që të shkatërrojnë pronat në qytetet amerikane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit