Radhë kilometrike në Kakavijë, grekët u bëjnë tamponin të gjithëve

Radhë kilometrike në Kakavijë, grekët u bëjnë…

Që nga dje, deri më sot, vijon radha kilometrike e automjeteve në pikën kufitare të Kakavijës.

Pala greke ka mbyllur kufirin gjatë natës, ndërkohë shkak për trafikun e gjatë janë edhe vonesat nga procedurat, teksa tamponi u bëhet të gjithë atyre që kalojnë.

Të shumtë janë qytetarët që po kthehen me automjete e tyre për në Greqi.

Radha llogaritet të ketë shkuar 10 kilometra.

Ndërkohë nga të dhënat e djeshme mësohet se shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përpunuar një numër prej 3346 shtetasish në hyrje–dalje, nga të cilët 1010 në hyrje dhe 2336 në dalje.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit