Radoija në Poloni shkarkon nga puna gazetarët dhe i zëvendëson me spikera të IA

Radoija në Poloni shkarkon nga puna gazetarët…

Një stacion radio në Poloni ka shkaktuar debate në komunitet pasi ka marrë vendimin për të shkarkuar të gjithë gazetarët dhe spikerat e saj, duke i zëvendësuar me një format të ri, atë të inteligjencës artificiale IA.

Të hënën Radio Kraków, shpërndau një njoftim ku thonte se “duke nisur nga nesër, do të fillonte transmetimin stacioni i parë radoigrafik i krijuar pothuajse tërësisht nga inteligjenca artificiale”.

Programet tani do të prezantohen nga tre personazhe të AI, ku secili prej të cilëve do të ketë një personalitet specifik, grup interesash madje edhe imazhe të krijuara nga AI se si duken.

Stacioni thekson se ideja është “eksperimentale” dhe “do të zhvillohet gradualisht duke u pasuruar me elementë të rinj”. Ata thanë gjithashtu se donin që sipërmarrja të ngjallte një debat mbi përdorimin e AI, duke përfshirë nëse ai është “më shumë një mundësi apo kërcënim për median”.

Megjithatë, vendimi u kritikua nga ish-stafi që kishte punuar më parë në OFF Radio Kraków, të cilët mësuan se kontratat e tyre do të ndërpriteshin për t’i hapur rrugë eksperimentit të ri.

Ndryshimi mori vëmendje më të madhe pasi Mateusz Demski, një gazetar i cili deri vonë drejtonte një emision në stacion, publikoi një letër të hapur duke protestuar për “zëvendësimin e punonjësve me inteligjencë artificiale”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit