
“Radojiçiç mund të vritet nga Aleksandër Vuçiç pasi ai është dëshmitar i papërshtatshëm”. Kjo ka qenë deklarata e fortë e politikanit serb Boban Bogdanoviç, teksa ka qenë duke folur për aktivizmin e tij si opozitar i regjimit serb dhe çfarë mund të pritet nga ky regjim.
Një mbretëri kriminale, e cilësoi Bogdanoviç aktivitetin e Radojiçiçit këto 10 vitet e fundit, duke theksuar se ai është dëshmitar kyç për pjesëmarrjen e presidentit serb në këto aktivitete kriminale, përfshirë këtu sulmin në Banjskë.
“Tani, është fyerje e inteligjencës për secilin qytetar në Serbi dhe në Republikën e Kosovës kur Vuçiç thotë se nuk ka qenë në dijeni se çfarë Radojiçiç ka bërë në veriun e Kosovës.
Unë jam i sigurt që Radjoçiçit në periudhën që po vjen mund t’i ndodhë ndonjë fatkeqësi komunikacioni, apo diçka tjetër që do t’ia lehtësojë drastikisht Presidentit të Serbisë që ta heqë qafe njeriun aktualisht më të rrezikshëm për regjimin e tij. Në këtë mënyrë, ai do të ruante aktivitetin e tij kriminal dhe politikën e tij të kaosit që e ka zhvilluar në 10 vitet e fundit në territorin e Republikës së Kosovës.
Pra, Milan Radojçiç është dëshmitar i rrezikshëm, dhe si i tillë ai mund të jetë kërcënim serioz për regjimin e Aleksandër Vuçiç dhe personalisht për të. Ajo që dua të them, është se unë i kam propozuar komunitetit europian dhe atij ndërkombëtar që të themelohet një gjykatë speciale, e cila do ta arrestonte Milan Radojçiçin dhe do ta dërgonte para drejtësisë ndërkombëtare për ta gjykuar në formë të drejtë, në mënyrë që ta fitonim pikturën e plotë të asaj që ka ndodhur në veri të Kosovës. Shpresoj që kjo edhe do të ndodhë”,deklaroi Bogdanoviç.
Por një deklaratë e tillë na sjellë në kujtesë vrasjen e Pigozhin, krahun e djathtë të Putinit, I cili dyshohet se u vra nga presidenti rus, pasi kreu i Wagner I doli nga kontroll.
Prigozhin vdiq në një aksident ajror dhe e gjithë bota, përfshirë këtu edhe presidentin amerikan, ngritën dyshime të forta e se ai u va nga Putin. Ende nuk dihet nëse edhe Radojçiç, njeriu më i afërt i Vuçiç, do ketë të njëjtin fat si Prigozhin.