“Raiffeisen Bank” shuplakë klientëve: Komisione për tërheqje kesh dhe pagesat ndaj Tatimeve dhe Thesarit të Shtetit

“Raiffeisen Bank” shuplakë klientëve: Komisione për tërheqje…

Një njoftim i beftë u ka mbërritur klientëve të Raiffeisen Bank, të cilët duhet të paguajnë komisione për tërheqje kesh të lekëve. Gjithashtu, klientët duhet të paguajnë edhe për pagesat ndaj Tatim-Taksave, apo edhe pagesat ndaj Thesarit të Shtetit. Komisionet do të fillojnë të mbahen duke filluar nga data 9 gusht 2021, ndërsa Raiffeisen Bank justifikohet se këto tarifa janë shtyrë prej disa vitesh.

Por, përse tani? Çfarë detyrimi kanë klientët për të bërë këto pagesa? Dhe çfarë përfiton Raiffeisen Bank? Natyrisht, vlerën e komisioneve! Gjithashtu, mosprezencën e klientëve në bankë si dhe shkurtimin e stafit. Miliona fitime nga kjo vendimmarrje që rëndojnë direkt ndaj klientëve.


Në redaksinë e Gazeta Atdheu kanë mbërritur dhjetëra ankesa nga klientët e bankës Raiffeisen Bank, të cilët na kanë vënë në dispozicion edhe e-mailin që iu ka mbërritur. Sipas tyre, e-maili fillon me një njoftim, ku në krye të ki herës thotë se “ne gjithmonë kemi përqendruar të gjitha përpjekjet tona për ta sjellë bankën pranë jush, për të siguruar lehtësi në përdorimin e çdo shërbimi bankar, e veçanërisht ato që ndikojnë në jetën e përditshme”. Sipas saj, Raiffeisen Bank investoi në zhvillimin e platformës digjitale më të mirë, më inovative, intuitive dhe të lehtë për t’u përdorur, duke aplikuar nivelet më të larta të mundshme të protokolleve të sigurisë. “Çdo pagesë, kontroll të gjendjes në llogari, aplikim për kartë dhe shumë shërbime të tjera janë tani në dorën tuaj, të gatshme dhe të lehta për t’u përdorur në mënyrë të sigurt, në çdo kohë të ditës dhe në çdo vend”, thuhet në këtë e-mail.

Faksimile: E-maili i Raiffeisen Bank që u ka mbërritur qindra mijëra klientëve

Në e-mailin e Raiffeisen Bank thuhet se “kemi zgjeruar rrjetin tonë të ATM-ve, duke ju siguruar zgjedhjen për të tërhequr ose depozituar para në çdo kohë të ditës, kudo që të jeni, falas”. Sipas tyre, rrjeti i terminaleve POS Raiffeisen rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe tani me çdo kartë ju mundeni gjithashtu, të paguani në mijëra dyqane tregtare – lehtë, shpejt dhe të sigurt, e përsëri pa asnjë komision. “Të gjitha risitë e mësipërme dhe përpjekjet tona për krijimin e lehtësisë për ju kanë çmimin e tyre dhe Raiffeisen Bank ka investuar shumë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Me këto investime për një përvoje më të mirë për ju, synimi ynë është të sjellim lehtësi, zgjedhje dhe siguri në përditshmërinë tuaj financiare dhe jemi të sigurt se jemi të suksesshëm në këtë përpjekje”, vijon njoftimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit