Rajli ka nevojë për ndihmë, 22-vjeçari ëndërron të ringrihet dhe njëherë në këmbë

Rajli ka nevojë për ndihmë, 22-vjeçari ëndërron…

Rajli Dardha është një i ri 22-vjeçar i cili ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve. Me banim në Ali Dem të Tiranës, Rajli kërkon që shqiptarët të vënë dorën në zemër dhe ta ndihmojnë me aq mundësi sa kanë që të ringrihet dhe njëherë në këmbë dhe të vijojë ëndrrat e tij, të një djaloshi 22-vjeçar.

Rajli në korrik të vitit 2023, aksidentalisht ka rënë nga një lartës në një pallat në Fresk aty ku jeton gjyshja e tij. Kjo ngjarje do t’i ndryshonte atij rrjedhën e jetës, pasi që nga ai moment e deri sot, kur e vizituam, Rajli ka qëndruar në krevat tërë kohës, pa shijuar moshën e tij, pasi si pasojë e ngjarjes, ai ka humbur funksionin e gjymtyrëve të poshtme, këmbët.

I riu i cili pak para se të rrëzohej aksidentalisht, kishte mbaruar një kurs për elektroaut, ndërsa punonte dhe ëndrra kishte të bëhej një boksier, por tashmë e vetmja dëshirë e tij është që të ringrihet dhe njëherë në këmbë dhe të vijojë të jetojë jetën, të punojë, dhe të ndjek pas ëndrrat e tij, ndaj Rajli iu lutet shqiptarëve ta ndihmojnë me aq sa kanë mundësi që të mblidhet shuma e kërkuar për operacionin që i nevojitet dhe që kushton 70 000 euro, procedurë që do të kryhet në një spital në Turqi.

Ndihmoni Rajlin:

GOFUNDME

IBAN: AL48 2061 1035 0000 1302 7198 7002

Kontakt: +355 68 949 6691

Adresa: Ali Dem, Tiranë

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit