Rajoni spanjoll ndalon pirjen e duhánit në ambiente publike, shkak koronávirusi

Rajoni spanjoll ndalon pirjen e duhánit në…

Në rajonin spanjoll, Galicia, është ndaluar pirja e duhanit në ambientet publike pas shumë shqetësimeve se pirja e saj rrit shanset për përhapjen e koronavirusit.

Raportohet se autoritetet kanë vendosur njoftime të cilat ndalojnë duhanin në rrugë, hapësira publike, restorante e bare,nëse masat për distancim fizik nuk mund të zbatohen.

Ky rajon veriperëndimor është i pari që prezanton masa të tilla, ndonëse pritet që edhe rajonet tjera ta përcjellin ndërkohë, transmeton BBC.

Vendimi vjen meqë Spanja është prekur më së keqi në Evropën Perëndimore nga koronavirusi i ri.

Numri i rasteve të reja është rritur nga më pak se 150 në muajin qershor, në më shumë se 1,500 përgjatë muajit gusht.

Ky shtet ka regjistruar 1,690 raste të reja me koronavirus vetëm të mërkurën, duke e çuar numrin total të të prekurve me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi në pothuajse 330,000.

Vendimi i Galicias është mbështetur nga një projekt kërkimor i Ministrisë së Shëndetësisë atje, i publikuar muajin e kaluar, i cili ka theksuar lidhjen në mes të pirjes së duhanit dhe rritjes së përhapjes së koronavirusit.

Aty është thënë se rreziku rritet pasi njerëzit lëshojnë stërpika -potencialisht edhe koronavirusin- ndërsa pinë duhan.

Aty është thënë edhe se duhanpirësit rrezikojnë përhapjen e koronavirusit edhe duke prekur cigaren përpara se ta pinë apo duke mbajtur maska dhe duke vendosur apo hequr atë disa herë gjatë procesit të duhanpirjes.

Vendimi është arsyetuar me këshillat e dhëna nga ekspertët shëndetësorë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit