Raketa që lëshoi Koreja e Veriut nuk u ul në Japoni

Raketa që lëshoi Koreja e Veriut nuk…

Raketa balistike e lëshuar të enjten në mëngjes nga Koreja e Veriut “nuk u ul në tokën japoneze”, tha kryeministri japonez Fumio Kishida. 

Kujtojmë se pas lëshimit të raketës autoritetet nxituan të paralajmërojnë banorët e ishullit Hokkaido që të kërkonin strehim menjëherë, duke paralajmëruar se ekzistonte rreziku që një raketë të godiste ishullin rreth orës 08:00 (me orën lokale).

Ministri japonez i Mbrojtjes Yasukazu Hamada, u tha gazetarëve se raketa, ndoshta një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), ndoshta nuk u ul brenda zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë (EEZ).

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike të një lloji të panjohur në drejtim të Detit Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë, sipas një deklarate nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit