Raketa Starship e Elon Musk shpërthen pak minuta pas nisjes

Raketa Starship e Elon Musk shpërthen pak…

Nisja e Starship u bë sot, e enjte, më 20 prill, në Teksas, por misioni i SpaceX nuk pati sukses, pasi raketa shpërtheu pak pasi nisi udhëtimin e saj.

Starship i SpaceX, raketa më e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë, shpërtheu gjatë fluturimit të parë provë. Ajo është projektuar për të dërguar astronautë në Hënë dhe Mars.

Raketa gjigante u lëshua nga Starbase, porti hapësinor privat i SpaceX në Boca Chica, Teksas, ndërsa kapsula Starship ishte planifikuar të ndahej nga përforcuesi i fazës së parë tre minuta pas fluturimit, por ndarja dështoi dhe raketa shpërtheu, raporton BBC.

Sikur fluturimi testues të mos ishte mjaftueshëm emocionues, Starship iu nënshtrua një çmontimi të shpejtë të paplanifikuar përpara ndarjes”, shkroi SpaceX në Twitter.

Por ky shpërthim me sa duket nuk është një dështim për kompaninë e miliarderit Elon Musk, pasi fakti që kjo raketë arriti të lëshohej për ta është tashmë një sukses shumë i madh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit