Raketat ruse në Poloni, vriten dy persona

Raketat ruse në Poloni, vriten dy persona

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka deklaruar mbrëmjen e sotme se raketat ruse kanë vrarë dy persona në Poloninë anëtare të NATO-s.

Për të diskutuar për sigurinë kombëtare kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thirrur një takim urgjent.

Sipas mediave polake, shkruajnë se raketat goditën një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën.

Disa nga raketat e lëshuara nga Moska goditën Lviv në Ukrainën perëndimore, e cila është vetëm rreth 50 milje nga kufiri polak.

Për herë të parë Polonia është goditur edhe pse nuk është e përfshirë në konfliktin Rusi-Ukrainë. Polonia ka strehuar miliona refugjatë ukrainas dhe e ka dënuar gjerësisht luftën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit