Rakip legjendari nuk trembet nga SPAK, lëshon dorën për tendera pa garë

Rakip legjendari nuk trembet nga SPAK, lëshon…

Rakip legjendari nuk di të ndalet. Në 5 vite që ka në krye të Bashkisë së vogël të Kamzës, Rakipi po ecën në gjurmët e kolegëve të partisë së tij. Dhënia e tenderave tek miqtë e vet dhe pa garë është një nga mënyrat që Rakipi të pasurohet dhe të mbushë xhepat plot.

Suli po hetohet nga SPAK pas denoncimeve, ku dyshohet se ai ka abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti. Por hetimi i SPAK nuk e tremb Rakip legjendarin, madje i jep më shumë zemër për të dhënë tendera të dyshimtë.

Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Open Data, bëhet e ditur se kryebashkiaku i Kamzës ka dhënë një tender me objekt: Ndërtim Rrugët “28 Nëntori “+1 Maji “. Për këtë tender me numër reference REF-85220-10-25-2023, Rakipi ka dhënë mbi 684 milionë lekë të vjetra pa TVSH. Në total, sipas të dhënave zyrate, ishin 12 kompani që morën pjesë në këtë garë, por që u skualifikuan të gjitha duke lënë fituese vetëm njërën prej tyre, “LIQENI VII”. Open Data vlerëson se për këtë tender ka pasur mungesë konkurrence, ku edhe ka ngritur flamurin e kuq.

“LIQENI VII” që u shpall fituese ka si administrator Ramazan Kalia, ka ofruar 519 milionë lekë të vjetra pa TVSH për ndërtimin e dy rrugicave në Kamëz. Kjo kompani nuk është edhe aq e panjohur për publikun, pasi disa vite më parë është gjobitur me 3.3 milionë lekë të reja gjobë, për mashtrim me skemën e TVSH-së.
Por për Rakip legjendarin nuk ka rëndësi që nuk ka garë në tender, nuk i intereson as që po hetohet nga SPAK se ndoshta mund të ketë krah të ngrohta që e mbrojnë, por as nuk do t’ia dijë që kompanitë e miqve të vetë janë dënuar. Në interes të tij, duket se është vetëm favorizimi i miqve të tij dhe pasurimi i tyre. Për të tjerat, nuk i intereson, sepse sido që të veprohet, propaganda për tu hedhur hi syve shqiptarëve do të vazhdojnë, ndërsa SPAK nuk dihet se kur do zgjohet dhe të vërë para përgjegjësisë zyratrin më të lartë të Kamzës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit