Rakip Suli blen ujë të ambalazhuar për administratën, qytetarët e Kamzës e mbushin në autobote

Rakip Suli blen ujë të ambalazhuar për…

Nuk dihet nëse Rakip Suli do të jetë kryetar i Bashkisë së Kamzës më 15 maj, por ama një gjë është e sigurtë, punonjësit e administratës do të pijë ujë të ambalazhuar. “Lajthiza INVEST sh.a” do të furnizojë me ujë për një vit Bashkinë e Kamzës, duke përfituar afro 28 milionë lekë të vjetra. Thënë ndryshe, punonjësit e administratës do të konsumojë 80 mijë lekë ujë në ditë, aq sa është afro pensioni i një të moshuari në Kamëz.

Paradoksi është se në Kamëz qytetarët vuajnë për ujin e pijshëm, teksa zyrtarët e bashkisë do pinë ujë të ambalazhuar nga taksat e tyre. Prej koshësh Rakip Suli ka nisur premtimet për ujësjellësin e ri dhe furnizimin e qytetit me ujë të pijshëm. Mirëpo përse nuk pi Rakip Suli dhe administrata e tij ujë çezme?

Në shtator të vitit 2020, Rama me një postim në facebook deklaroi se për qytetarët e Kamzës do të ketë ujë 24 orë brenda vitir 2021. Një premtim padyshim i pambajtur, përsa kohë qytetarët furnizohen me ujë në autobote, dhe bashkia pi ujë të ambalazhuar me taksat e popullit.

Qytetarët e Kamzës paguajnë sot 67 lekë për metër kub ujë çezme, shoqëruar me taksat të shumta, jo që ata të kenë ujë 24 orë por që kryebashkiaku Rakip Suli të pijë ujë të ambalazhuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit