Rakip Suli kallëzon në SPAK Xhelal Mziun

Rakip Suli kallëzon në SPAK Xhelal Mziun

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka kallëzuar të mërkurën Xhelal Mziun për shpërdorim detyre.

Sipas mediave Suli e akuzon Mziun për dhënien e një leje ndërtimi në kundërshtim me ligjin për një thertore në Laknas.

Rakip Suli u zgjodh kryebashkiak në zgjedhjet e 30 qershorit, ku ishte kandidat i vetëm në këtë garë. Xhelal Mziu ka drejtuar Bashkinë e Kamzës për 3 mandate rradhazi që prej vitit 2007.

 

/exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit