‘Rakip Suli po prish stadiumin e Kamzës për të ndërtuar pallate’

‘Rakip Suli po prish stadiumin e Kamzës…

Një tjetër denoncim iu shtua zërave se kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli po prish stadiumin e qytetit. Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një mesazh ku thuhet se Suli po prish stadiumin për të ndërtuar pallate.

Suli i prish Kamzës stadiumin për të ndërtuar pallate! Krim i shëmtuar!

Të dashur miq, narko-kryetari monist i Kamzës, Rakip Suli shfrytëzon koronavirusin për të prishur me një akt kriminal mafioz të mirëfillte stadiumin 84-vjeçar të qytetit të Kamzës dhe për të ndërtuar pallate. Kamza sot është qyteti i gjashtë më i madh i vendit me një potencial të vërtetë sportiv.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë vendim korruptiv dhe të dënuashëm iu bëj thirrje banorëve të Kamzës, të rinjve të këtij qyteti, të ngrihen në demonstrata dhe protesta të fuqishme kundër këtij akti barbar të narkokryetarit monist Suli dhe ta hedhin atë në koshin e plehrave të historisë të qytetit të tyre, dhe me guxim të mbrojnë stadiumin e tyre. sb

Lexoni mesaxhin dhe shikoni dokumentet e qytetarit dixhital!

I nderuar Doktor!

Ndjesë për shqetësimin.

Rilindasi 6% i Kamzës do të prishë stadiumin historik 84-vjeçar të Kamzës, për të ndërtuar gjoja parkim publik dhe lulishte, por do të bëjë pallate e lokale.

Unë kam bërë një status dje, por nëse mundeni një status i Juaj do të ishte shumë sensibilizuese për të mos e prishur.

Ato duan ta prishin brenda datës 20 në ilegalitet.

Me shumë konsideratë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit