Rama: 14 komisionerë të arrestuar janë të PD-LSI, 8 të PS, shembull pse duhet depolitizimi

Rama: 14 komisionerë të arrestuar janë të…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të komisionerëve në kuadër të dosjes “339”, për shitblerje votash.

Rama thotë se 14 nga të pandehurit janë përfaqësues të PD e LSI dhe 8 të tjerët të PS-së. Kreu i qeverisë thekson se arrestimi i përfaqësuesve politikë nga SPAK është shembulli pse duhen depolitizuar komisionet zgjedhore.

Postimi i Ramës në Twitter
Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!

Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar, që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!  /GazetaAtdheu.com/

LEXO EDHE: 

Arrestimet për dosjen ‘339’/ Batërdia me votat e vjedhura në Shijak dhe Durrës, dalin përmasat e krimit nga PS

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit