Rama premtim elektoral, 5 mijë lekë pensionistëve/ Të moshuarit: Lëpirëse! Duam rritje pensioni

Rama premtim elektoral, 5 mijë lekë pensionistëve/…

Kryeministri, Edi Rama, deklaroi ditën e djeshme se do të japë një shpërblim prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët në vend. Por, për të moshuarit kjo deklaratë është propaganda e radhës për të marrë votat, pasi kjo shumë është shumë e ulët përballë taksave të larta dhe rritjes së çmimeve që ata përballen çdo ditë.

Të shumtë kanë qenë reagimet e pensionistëve sot në “Koha për t’u zgjuar”, ku një prej tyre e cilësoi shumën një ‘lëpirëse’, duke thënë se zgjidhja që ata kanë nevojë është rritja e pensioneve.

Kjo është lëpirëse, ne duam indeksim të pensioneve”, tha një tjetër pensionist.

Ndërkohë, një tjetër pensionist tha se shpërblimi prej 50 mijë lekësh të vjetra është sikur të japin një thes miell.

“Isha jashtë dhe e pyeta një pensionist, sa e ke pensionin dhe më tha; 450 euro. Ndërsa unë jam invalid, 120 mijë lekë. Kur do i rrisë pensionet ai? Këtë 50 mijë lekë do e japë, por për sa muaj? Atëherë i them popullit shqiptar, mos u gënjeni me 50 mijë lekë, një me një thes miell, por votoni për ndryshimin”, tha një tjetër qytetar.

Ndërsa një  tjetër qytetarë tha se edhe ën Shqipëri duhet të ngrihen në protesta si në Francë për të sjellë revolucion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit