Rama bën ironi me ndërkombëtarët, Bashën dhe Murizin për reformën zgjedhore

Rama bën ironi me ndërkombëtarët, Bashën dhe…

Kryeministri i Shqiperise Edi Rama deklaroi se nuk mund te respektoje me shume opozitën jashtëparlamentare se sa atë që ndodhet në Kuvendin e Shqipërisë.

Rama tha se është hera e fundit që dialogu politik do të bëhet në zyrat e ambasadave të huaja.

“Opozita parlamentare dhe jo parlamentare nuk e nderojnë veten, duke e fyer parlamentin dhe duke i trajtuar parlamentarët si dy kategori; një kategori legjitim dhe ilegjitim.

Kjo është e ulët dhe e padenjë. Askush nga ne këtu ilegjitim. Ju keni këtu politikisht me nënë dhe babë, disa me Monikën, disa me Lulin. S’ju solli PS këtu. As ndonjë monarki paralele me republikën. Para të gjithëve sot dua t’ju shpreh solidaritetin tim.

Se respektoj më shumë Lulzim Bashën se sa Rudina Hajdarin. Se respektoj më shumë Metën se sa Murrizin. S’respektoj më shumë ata që janë jashtë, që ishin këtu dhe ikën.

Nga kjo foltore dua t’ju them të gjithë miqve tanë ndërkombëtare, që nga përfaqësuesja e SHBA që u vu në dispozicion me shumë bujari, hapi dhe derën e shtëpisë së saj, meqë parlamenti ishte godinë e papranueshme për Bashën dhe ata që e braktisen.

Apo dhe përfaqësuesi i BE dhe i Britanisë së Madhe, të cilët edhe personalisht e lehtësuan komunikimin në episodin e fundit, për sa kohë unë të jem kryetar i PS, me përkthim në shqip. Ashtu siç falënderoj dhe zotin Varhelyi, me të cilin kemi komunikim. Është shumë më tepër mik me Bashën se sa me mua. 

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit