Rama bën ministër Blendi Gonxhen, shpërblim për besnikërinë ndaj partisë

Rama bën ministër Blendi Gonxhen, shpërblim për…

Pas shumë vitesh përpjekje, besnikëri ndaj partisë, servilizëm ndaj kryetarit të partisë dhe mbesës së Beqir Ballukut, Blendi Gonxhe është shpërblyer për punën e tij të palodhur. Edi Rama e ka emëruar Gonxhen si ministër i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit. Për të kënaqur Gonxhen, Rama krijoi një ministri me tre linja, dhe hoqi nga detyra Elva Margariti pas një seri skandalesh në detyrë dhe dhënien e tenderave të dyshimtë.

Blendi Gonxhe duket se e kishte ëndërr në sirtar të bëhej ministër, pasi gjatë këtyre viteve u kujdes që të ishte imazhi i njeriut punëtor në DPSHTRR. Mirëpo në këtë detyrë, Gonxhe ka thënë tendera pafund në mënyrë korruptive, pa garë dhe afro sa fondi limit. Sikur të mos mjaftonte kjo, Gonxhe ishte ai që kërkoi që çmimi i patentës të dyfishohet me arsyetimin se do të luftohej korrupsioni brenda radhëve të punonjësve të DPSHTRR.

Jo pak herë Gonxhe është paraqitur edhe në SPAK si përson i kallëzuar dhe që ka djeni për disa çështje. Tre vite më parë ai u kallëyua nga përfaqësues të shoqërisë civile pasi dyshohej se për 5 vite një kompani e Blendi Gonxhes kishte marrë 200 milionë lekë nëpërmjet tenderave të dhënë. Ndërkohë gjatë vitit 2022, dyshohet se Gonxhe u paraqit në SPAK edhe për të dhënë deklarime për Inceneratorin e Tiranës, por që ende emri i tij nuk është përmendur nga drejtësia më tej.

Tashmë që Blendi Gonxhe përfiton imunitet dhe salltanete të tjera nga qeveria e socialistëve, drejtësisë së re i mbyllen sytë e veshët për ta marrë nën hetim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit