Rama bën premtimin e madh: Brenda vitit 2022 do ketë 24h ujë! Por në Tiranë do zgjasë deri më 2023-shin!

Rama bën premtimin e madh: Brenda vitit…

I gjendur ditën e sotme në Lezhë me Pjerin Ndreun, Rama u premtoi qytetarëve lezhjanë se më 25 Prill PS do të fitojë zgjedhjet, pavarësisht deklaratave të kundërshtarëve politikë dhe se qytetarët e të gjitha qendrave urbane do të kenë 24 orë ujë brenda vitit 2022.

“Njerëzit mendojnë që në fushatë politikanët mashtrojnë, gënjejnë”, tha Rama. “Por brenda fundit të vitit 2022 të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë do të kenë ujin e garantuar sepse të gjitha janë në kantier ose në ndërtim e sipër. I vetmi vend ku është problem edhe më i madh është Tirana që mund të zgjasë deri në 2023. Për të pasur 24 orë ujë në të gjithë hapësirën e vet. Kam parasysh jo vetëm bashkitë brenda për brenda por edhe komunat më të populluara”,- u shpreh ai para pronarëve të bujtinave.

blob:https://www.facebook.com/f2982a18-8a15-4c2c-b834-7404d5122b3f

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit