Rama 'blindon' kryeministrinë me 2000 policë, lyen shtyllat me graso përpara protestës së Berishës

Rama ‘blindon’ kryeministrinë me 2000 policë, lyen…

Gjatë ditës së sotme, pritet që Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev të vijnë në Tiranë, në kuadër të nismës “Open Ballkan”. Ndërkohë sot, pritet të mbahet edhe protestë të thirrur nga Sali Berisha, i cili kundërshton nismën dhe ardhjen e Vuçiç në Shqipëri. Protesta e Sali Berishës pritet të nisë në orën 16:00 në selinë e Partisë Demokratike e më pas do zhvendoset para kryeministrisë. Ndërkohë mësohet se për protestën, Rama do të angazhojë 2000 forca policie, teksa në ndihmë të tyre do të jenë dhe forcat Shqiponja. Shtyllat ku janë vendosur kamerat e sigurisë janë lyer me graso me qëllim që protestuesit të mos munden të ngjiten për të dëmtuar kamerat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit